Connect with us

Sport

Bakayoko – Milan, lajm befasues nga Italia

Published

on

Milani ishte pran rikthimit të mesfushorit Tiemoue Bakayoko gjatë afatit kalimtar të janarit.

Bakayoko iu bashkua Milanit në një hua të sezonit në verën e vitit 2018 dhe fitoi zemrën e Gennaro Gattuso dhe mbështetjen e tifozëve pas një fillimi të vështirë.

Por me largimin e Gennaro Gattusos, Milani nuk e përdori opsionin e tyre për të blerë francezin nga Chelsea dhe në vend të kësaj ai u zhvendos përsëri në ish-klubin Monako, përsëri me një hua të gjatë sezoni.

Calciomercato raporton se ëndrra e Bakayoko është të kthehet në San Siro dhe të luajë përsëri për kuqezinjtë. Këtë ai e ka bërë të ditur edhe në intervistat e dhëna për media të huaja.

Sipas këtij mediumi, në janar, Maldini dhe Boban kishin biseduar me Monaco dhe Chelsea për mundësinë e kthimit të 25-vjeçarit, por dështimi për të shitur Franck Kessie bëri që Milan të mos ishte në gjendje të financojnë marrëveshjen.

Perspektivat e ardhshme në lidhje me rikthimin e Bakayokas në Milan nuk jep shumë shpresë.

Nëse Ralf Rangnick merr përsipër dëtyrën e trajnerit dhe drejtorit sportiv, ai nuk ka gjasa të ndjekë Bakayoko për shkak të kostos së tij, dhe ai ka më shumë të ngjarë të sjellë futbollistë nga lista e dëshirave të tij.

Continue Reading

Sport

Vedat Muriqit ia prish planet koronavirusi

Published

on

Koronavirusi ia prish planet Vedat Muriqit.

Sulmuesi i rrezikshëm kosovar planifikonte të transferohej në një klub të madh gjatë verës që vjen, por COVID-19 ia ka prishur çdo plan

Koronavirusi ia ka prishur planet Vedat Muriqit, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar po shkëlqente këtë sezon në fanellën e Fenerbahçes dhe klubet e mëdha evropiane ia kishin vënë syrin atij.

Edhe pse kishte rënie të formës në ndeshjet e fundit, sezoni i përfaqësuesit kosovar deri tash ishte i shkëlqyeshëm.
Muriqi i ka realizuar 15 gola dhe i ka dhuruar 6 asistime në 28 ndeshje të zhvilluara deri tash këtë edicion.

Kjo ka bërë që klubet si Tottenhami e Manchester Unitedi t’ia vënin syrin atij, por interesim për të kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze si Newcastle United, Leicester City, Burnley dhe Brighton.

Megjithatë, virusi COVID-19 e paralizoi tërësisht futbollin, duke ia prishur edhe prizrenasit ëndrrën për t’u transferuar në një klub më të madh.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli janë të ndarë në mendime: një pjesë e tyre thonë se lojtari duhet të shitet gjatë verës.

E të tjerët thonë se Muriqi nuk e ka arritur ende vlerën reale, duke preferuar të pritet edhe një vit para se të shitet.

Vlera aktuale e Muriqit thuhet të jetë 20 milionë euro, ndërsa gjatë janarit Fenerbahçe e vlerësonte atë 35 milionë.

Pas shpërthimit me Rizesporin, 25 vjeçari po impresionon edhe me Fenerbahçen.

Ai është po ashtu lojtar mjaft i rëndësishëm në Përfaqësuesen e Kosovës.

Continue Reading

Sport

Ja kur pritet të transferohet Pogba te Real Madrid

Published

on

Afati i verës pritet të jetë ideali për transferimin e Pogbas te Real Madridi.

Real Madridi i është thënë që këtë verë do të jetë koha më e mirë për ta që të transferojnë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sipas gazetës spanjolle AS, ka një pranim midis Unitedit dhe mesfushorit Pogba që është koha e duhur për të ndarë rrugët.

Bisedimet për kontratën e re kanë dështuar dhe çdo mbajtje e Pogbas edhe për sezonin e ardhshëm vetëm se do të ulte vlerën e tij.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane nuk e ka fshehur që ai dëshiron të punojë me 27-vjeçarin, por presidenti Florentino Perez nuk është akoma i bindur plotësisht.

Verën e kaluar, Real bëri një përpjekje, por shpejt u tërhoq pasi francezi u vlerësua 200 milionë euro nga Unitedi. Por, 12 muaj më vonë, gjërat do të ndryshojnë, me Unitedi që uli çmimin e kërkuar përgjysmë.

Zidane dhe Pogba u takuan me njëri-tjetrin tetorin e kaluar në Dubai, duke nxitur bisedime të mëtutjeshme për transferimin e lojtarit në Santiago Bernabeu.

Ata të dy kaluan disa ditë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kishin folur për një kohë të gjatë së bashku.

Continue Reading

Sport

Gjest i madh nga skuadrat e Bundesligës

Published

on

Skuadrat e mëdha të Bundesligës bëjnë një gjest të madh.

Një lajm i mirë vjen nga futbolli gjerman.

Skuadra e mëdha të këtij vendi si Bayern Munich, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen, kanë vendosur të ndihmojnë Bundesligën.

Bayern Munich në faqen zyrtare të klubit kanë bërë të ditur se së bashku me Dortmund, RB Leipzig dhe Leverkusen, do të dhurojnë 20 milionë euro, për të ndihmuar Bundesligën dhe Bundesligën 2.

Futbolli po përjeton humbje të mëdha në kohën e koronavirusit, ku kampionatet janë pezulluar, dhe nuk dihet saktësisht se kur do të kthehen.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2019 A1Lajm