Connect with us

Life/Bizare

Kjo është shenja më e zakonshme e koronavirusit

Published

on

Veç kollës dhe temperaturës, kjo është shenja më e zakonshme e koronavirusit.

New York Times ka gjurmuar një të dhënë që mund të çojë në pikasjen e shpejtë të personave që janë infektuar me koronavirus. Sipas të dhënave të marra nga specialistët e shëndetit publik shenja më e zakonshme dhe më e hershme e koronaviruist është humbja e nuhatjes.

Pra nëse nuk arrini të perceptoni aromat e forta si për shembull hudhra dhe qepa, veproni sikur e keni virusin për të mirën e të gjithëve.

“Të gjithë pacientët me Covid-19 në Itali kanë histori të ngjashme”, shprehet mjeku italian Marco Metra. Spitali ku punon ai është duke pritur çdo ditë qindra pacientë me koronavirus, e ndërsa mjeku shprehet se sa herë pyesin për partnerët e pacientëve u vjen e njëjta përgjigje, “Gruaja ime nuk nuhat dot, ka humbur dhe idenë e shijes, por është mirë.” Në këtë rast me siguri jeni të infektuar, kështu që bëni mirë të izoloheni.

Lidhur me këtë, mjekët kanë kërkuar që të futet edhe humbja e nuhatjes si dhe humbja e shijes tek lista e shenjave që kanë pacientët me Covid-19.

Continue Reading

Life/Bizare

Cilat janë arsyet që meshkujt janë më të rrezikuar nga koronavirusi?

Published

on

Tanimë dihet se personat me sëmundje dhe probleme shëndetësore ekzistuese, janë më të rrezikuar të infektohen me COVID-19. Mirëpo së fundmi, është thënë se koronavirusi është duke I infektuar më shumë meshkujt në krahasim me femrat, shkruan The Guardian.

Ky “trend” së pari është vërejtur në Kinë, ku në bazë të një analize, është vërejtur se 2.8% e pacientëve me koronavirus ishin meshkujt, ndërsa vetëm 1.7% prej të infektuarve ishin femra.

Që atëherë, ky model është pasqyruar edhe në Francë, Gjermani, Iran, Itali dhe Spanjë. Në Itali, është vërejtur se 71% e personave të vdekur si pasojë e koronavirusit ishin meshkuj, ndësa në Spanjë meshkujt kishin humbur jetën si pasojë e këtij virusi dyfish më shumë se femrat.

Mirëpo, cili është shpjegimi shkencor i këtij fenomeni?

“Përgjigja më e sinqertë është se ende nuk ka një shpjegim të konfirmuar dhe shkencor se pse është duke ndodhur ky fenomen”, tha Sarah Haëkes, drejtoreshë e Qendrën së Shëndetit Global.

Më herët, ky fenomen është shpjeguar nga kinezët, se është I lidhur me duhanpirjen. Kjo pasiqë 50% e meshkujve në Kinë ishin duhanpirës, ndërsa vetëm 2% e femrave e pijnë duhanin. Kështu,meshkujt kishin mushkëri më të dëmtuara, si dhe sistem imunitar më të dobët në krahasim me femrat, prandaj ishin më të ekspozuar ndaj virusit.

Hipoteza e duhanpirjes ëstë mbështetur edhe nga një publikim I bërë muajin e kaluar, që ka gjetur se vetëm 12% e duhanpirësve përjetonin simptoma të lehta të COVID-19, ndërsa 26% e tyre përfundonin në kujdes intensiv apo humbnin jetën si pasojë.

Një faktor tjetër, që është I lidhur me fenomenin se djemtë janë më të rrezikuar nga koronavirusi, është edhe se mënyra e e të sjellurit. Kështu, në bazë të analizave është vërtetuar se meshkujt kanë më pak tendencë të kujdesen për higjienën personale, t’i pastrojnë duart, të konsultohen me mjekë apo edhe të përdorin sapun.

Gjithsesi, ekzsiton një bindje nga shkencëtarët, që krahas mjedisit dhe faktorëve të jashtëm, një rol të rëndësishëm e luajnë edhe faktorët biologjikë. Në studimt e bëra më herët, me viruse të tjera është vërejtur se meshkujt, kishin një përgjigje më të dobët imunitare ndaj patogjenëve të huaj në krahasim me femrat. Kjo mund të vlejë edhe për koronavirusin, edhe pse është ende një virus i pa studiuar mirë.

Sipas ekspertëve edhe hormonet mund ta luajnë një rol në këtë fenomen. Kështu, hormonet femërore- estrogjenët kanë një tendencë ta rrisin përgjigjen antivirale të qelizave të sistemit imunitar. Gjithashtu, shumë gjene që e rregullojnë sistemin imunitar janë të koduara nga kromozomi X, ku dihet se femrat i kanë dy nga këto kromozome, kurse meshkujt vetëm një.

Si përfundim, ekistojnë faktorë të ambientit të jashtëm si dhe faktorë gjenetikë, të cilët ndikojnë, që kronavirusi të infektojë një numër më të madh të meshkujve ne krahasim me femrat.

Continue Reading

Life/Bizare

Kështu duhet të veproni nëse rezultoni pozitiv me koronavirus

Published

on

Ja se çfarë duhet të bëni më shumë nëse rezultoni pozitiv me koronavirus.

Departamenti i Shëndetësisë i Houston dha udhëzime specifike për njerëzit që testuan pozitivisht për koronavirusin

Nëse personi po përjeton simptoma të buta, ai duhet të izolohet në shtëpi dhe të mos ketë kontakte person me person.

Kjo do të ndihmojë për të vogëluar përhapjen e virusit me të tjerët, thanë Autoritetet Shëndetësore.

Individët, të cilët testojnë pozitivisht për koronavirus dhe janë të sëmurë minimalisht nuk duhet të shkojnë në urgjencë ose në spital.

Nëse sëmureni, personi duhet të telefonojë përpara mjekun dhe pastaj të lajmërohet në spital. Në këtë mënyrë, ofruesit e mjekësisë janë të gatshëm të presin pacientin e sëmurë.

Pasi të zvogëlohen simptomat e tyre, personi duhet të bisedojë me ofruesin e tij shëndetësor për hapat e ardhshme dhe kjo mund të ndryshojë në bazë të shëndetit të pacientit.

Continue Reading

Life/Bizare

Grupi i gjakut dhe koronavirusi, kjo është e vërteta

Published

on

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka kryer një studim të ri ditët e fundit, në përpjekje për të zbuluar lidhjen mes grupit të gjakut dhe rrezikut të hospitalizimit nga virusi që ka mbyllur në izolim një glob të tërë. Studimi kërkon pak kohë deri sa të publikohet, megjithatë, gjetjet e deritanishme tregojnë që ka një lidhje të tillë.

Grupi i Gjakut A Dhe Virusi

Për kryerjen e studimit, ekspertët kqyrën grupet e gjakut në mesin e 2,173 individëve të shtruar në spital pas infeksionit me COVID-19. Secili prej këtyre individëve ishin të shtruar në spitale të ndryshme. Nga analiza e bërë, ekspertët zbuluan se një numër i madh njerëzish me grupin e gjakut A, ishin të shtruar në spital si pasojë e infeksionit me COVID-19.

“Njerëzit që kanë grupin e gjakut A, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga infeksioni me COVID-19, në krahasim me grupet e tjera,” than ë një intervistë bashkëautori i studimit Jiao Zhao. “Njerëzit që kanë grupin e gjakut 0, kanë një rrezik ndjeshëm më të ulët nga ky infeksion,” shtoi ai. Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se rreziku të cilit i referohen ata është ai i shtrimit në spital si pasojë e infeksionit dhe jo thjesht infeksioni ose kapja e virusit COVID-19. Për këtë këshillë, ekspertët argumentojnë se në studim janë përfshirë vetëm njerëzit që kanë qenë aq sëmurë sa iu është dashur të shtrohen në spital dhe jo të tjerët të cilët e kanë kaluar atë apo ata që janë futur në karantinë.

A Duhet Të Frikësohen Njerëzit Me Grupin e Gjakut A?

Sakthi Vaiyapuri, ekspert pranë Universitetit të Reading në Mbretërinë e Bashkuar, nënvizon se njerëit që kanë grupin e gjakut A, nuk duhet të frikësohen nga gjetjet e para të studimit të lartpërmendur. “Të dhënat për arritjen e kësaj hipoteze janë të pamjaftueshme për të pretenduar me gojën plot se ka një lidhje të fortë mes grupit të gjakut dhe gjasave për tu sëmurë nga COVID-19,” thotë ai. “Për arritjen e këtij konkluzioni, duhet të analizohen shumë parametra, ndaj këto gjetje kanë argumenta që nuk mbështeten nga komuniteti shkencor,” shtoi Vaiyapuri. Sipas tij, gjetjet e ekspertëve kinezë mund të jenë thjesht rastësore dhe se situata aktuale është shumë e paqartë.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2019 A1Lajm