Connect with us

Kosovë

Pushteti mbetët pa “ekskursionin” vjetor në New York shkaku i pandemisë

Published

on

Pandemia e lë pushtetin pa “ekskursionin” vjetor në New York.

Zyrtarë të Presidencës, të Qeverisë e të Kuvendit nuk mund të llogarisin që në shtator të udhëtojnë masivisht në New York, kur mbahet sesioni i 75-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Formati ndryshe i organizimit të Asamblesë këtë vit nuk do të pranojë delegacione.

Paralajmërimin për këtë e ka dhënë Tijjani Muhammed-Bande, president i Asamblesë së Përgjithshme, në një shkresë që mban datën 18 maj, e që i është përcjellë edhe ambasadorëve të akredituar në New York, raporton KOHA.

Gazeta e ka siguruar një kopje të letrës, në të cilën janë treguar arsyet për ndryshimin e formatit. Në të është thënë se, ndonëse shtatori është akoma disa muaj larg, komuniteti shëndetësor parashikon që pandemia COVID-19 të vazhdojë të ciklohet me shkallë të ndryshme të ashpërsisë. Aty është theksuar se pritjet janë që kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit të mbeten në fuqi për disa destinacione dhe se edhe karantinat mund të ndikojnë në udhëtarët drejt dhe nga New Yorku.

“Në dritën e sa më sipër, nuk ka shumë të ngjarë që krerët e shteteve dhe qeveritë nga të gjitha shtetet anëtare do të jenë në gjendje të udhëtojnë në New York, në shtator”, thuhet në letër. “Për më tepër, masat e distancës sociale ka të ngjarë të qëndrojnë në vend për muajt e ardhshëm. Është, gjithashtu, e mundshme që kufizimet për tubime të mëdha do të vazhdojnë”.

Virusi SARS-CoV-2, që ka shkaktuar pandeminë e shekullit, deri tash ka infektuar mbi 5 milionë njerëz gjithandej globit dhe ka marrë mbi 330 mijë jetë. Në Kosovë janë rreth 1 mijë të infektuar e 30 të vdekur. Për ta parandaluar përhapjen, kufijtë janë mbyllur prej më shumë se dy muajsh dhe janë ndërmarrë masa restriktive që lidhen me qarkullimin.

Continue Reading

Kosovë

Kurti sivjet në veçanti ua uron Fitër Bajramin mërgimtarëve tanë që nuk patën mundësi të vijnë në vendlindjen e tyre

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Këtë herë ai në veçanti u ka uruar festën bashkatdhetarëve tanë në mërgim që nuk patën mundësi të vijnë për festim në vendlindjen e tyre.

Fjala e plotë e Kurtit:

“Për një muaj në iftar e në syfyr keni shtruar sofrën duke ndarë kafshatën me lutje e shpresë për një agjërim të pranueshëm.

Festa e Bajramit është festë gëzimi, në të cilën mblidhen familjarët e miqtë për urime.

Kësaj radhe, mëngjesi i festës është më ndryshe.

E pazakonta e pandemisë, u kthye në përkushtim të sakrificave të vogla por që kontributi i tyre është i madh.

Edhe pse jeni privuar nga lutjet tuaja në xhami, mirëkuptimi që e keni përcjellë është angazhim i solidaritetit për ruajtjen e shëndetit të secilit prej nesh.

Në vecanti sivjet ua uroj Fitër Bajramin bashkatdhetarëve tanë në mërgim që nuk patën mundësi të vijnë për festim në vendlindjen e tyre.

Ata vazhdojnë të na ndihmojnë aq shumë.

Të gjithë ne, të gjithë atyre ju kemi borxh përjetë.

Nëse dikur festonim bashkë, sot po festojmë vetëm nëpër shtëpitë tona me kujdes të shtuar e disiplinë.

Pacit mbarësi e mirësi, harmoni e begati në familjet tuaja.

Urime Festën”.

Continue Reading

Kosovë

Haxhiu uron Bajramin: Festojmë në rrethana krejtësisht ndryshe

Published

on

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka uruar festën e Fitër Bajramit

Haxhiu ka shkruar në Facebook se festa këtë vit është ndryshe.

“Me fat Fitër Bajrami të gjithë qytetarëve të besimit islam. Ndonëse festojmë në rrethana krejtësisht ndryshe, megjithatë uroj një ditë e vit përplot shëndet dhe të mira, për gjithë qytetarët tanë’, ka shkruar Haxhiu.

Continue Reading

Kosovë

Haki Abazi thotë se po tentohet të krijohet precedan nga humbësit e zgjedhjeve

Published

on

Haki Abazi reagon pas mesnatës, thotë se po tentohet të krijohet precedan nga humbësit e zgjedhjeve.

Një reagim pas zërave për marrjen e vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë së re, ka ardhur nga zv.kryeministri në detyrë Haki Abazi.

Anipse nuk e ka specifikuar këtë çështje, Abazi ka shkruar se “asnjë skenar i nëndheshëm nuk mundet me ndalë qeverisjen e LVV me përkrahjen masovike qytetare”.

Tutje ai thotë se “tentimi me kriju presedan për qeverisje nga jofituesit e zgjedhjeve është reagim dhe frikë nga rrita dhe fitorja e madhe e LVV në zgjedhjet e ardhshme”.

Shkrimi i plotë

Asnjë skenar i nëndheshëm nuk mundet me ndalë qeverisjen e LVV me përkrahjen masovike qytetare. Tentimi me kriju presedan për qeverisje nga jofituesit e zgjedhjeve është reagim dhe frikë nga rrita dhe fitorja e madhe e LVV në zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht në këtë moment të zhvillimeve ka nevojë për të mbrojtur vendin dhe interesat shtetërore nga kapësit e shtetit.

Integriteti personal dhe profesional është e vetmja mënyrë me qenë në anën e drejtë të historisë dhe për të qenë e/i denjë për të mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore.Ndryshimi ka ndodhur me 6 tetor, tentimi me ndal ndryshimin ose me kthy me force vendin para 6 tetorit, është papërgjegjësi dhe kontribut në shembjen e rendit kushtetues e demokratik.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2019 A1Lajm