Connect with us

Sport

Vedat Muriqit ia prish planet koronavirusi

Published

on

Koronavirusi ia prish planet Vedat Muriqit.

Sulmuesi i rrezikshëm kosovar planifikonte të transferohej në një klub të madh gjatë verës që vjen, por COVID-19 ia ka prishur çdo plan

Koronavirusi ia ka prishur planet Vedat Muriqit, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar po shkëlqente këtë sezon në fanellën e Fenerbahçes dhe klubet e mëdha evropiane ia kishin vënë syrin atij.

Edhe pse kishte rënie të formës në ndeshjet e fundit, sezoni i përfaqësuesit kosovar deri tash ishte i shkëlqyeshëm.
Muriqi i ka realizuar 15 gola dhe i ka dhuruar 6 asistime në 28 ndeshje të zhvilluara deri tash këtë edicion.

Kjo ka bërë që klubet si Tottenhami e Manchester Unitedi t’ia vënin syrin atij, por interesim për të kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze si Newcastle United, Leicester City, Burnley dhe Brighton.

Megjithatë, virusi COVID-19 e paralizoi tërësisht futbollin, duke ia prishur edhe prizrenasit ëndrrën për t’u transferuar në një klub më të madh.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli janë të ndarë në mendime: një pjesë e tyre thonë se lojtari duhet të shitet gjatë verës.

E të tjerët thonë se Muriqi nuk e ka arritur ende vlerën reale, duke preferuar të pritet edhe një vit para se të shitet.

Vlera aktuale e Muriqit thuhet të jetë 20 milionë euro, ndërsa gjatë janarit Fenerbahçe e vlerësonte atë 35 milionë.

Pas shpërthimit me Rizesporin, 25 vjeçari po impresionon edhe me Fenerbahçen.

Ai është po ashtu lojtar mjaft i rëndësishëm në Përfaqësuesen e Kosovës.

Continue Reading

Sport

Ja kur pritet të transferohet Pogba te Real Madrid

Published

on

Afati i verës pritet të jetë ideali për transferimin e Pogbas te Real Madridi.

Real Madridi i është thënë që këtë verë do të jetë koha më e mirë për ta që të transferojnë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sipas gazetës spanjolle AS, ka një pranim midis Unitedit dhe mesfushorit Pogba që është koha e duhur për të ndarë rrugët.

Bisedimet për kontratën e re kanë dështuar dhe çdo mbajtje e Pogbas edhe për sezonin e ardhshëm vetëm se do të ulte vlerën e tij.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane nuk e ka fshehur që ai dëshiron të punojë me 27-vjeçarin, por presidenti Florentino Perez nuk është akoma i bindur plotësisht.

Verën e kaluar, Real bëri një përpjekje, por shpejt u tërhoq pasi francezi u vlerësua 200 milionë euro nga Unitedi. Por, 12 muaj më vonë, gjërat do të ndryshojnë, me Unitedi që uli çmimin e kërkuar përgjysmë.

Zidane dhe Pogba u takuan me njëri-tjetrin tetorin e kaluar në Dubai, duke nxitur bisedime të mëtutjeshme për transferimin e lojtarit në Santiago Bernabeu.

Ata të dy kaluan disa ditë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kishin folur për një kohë të gjatë së bashku.

Continue Reading

Sport

Gjest i madh nga skuadrat e Bundesligës

Published

on

Skuadrat e mëdha të Bundesligës bëjnë një gjest të madh.

Një lajm i mirë vjen nga futbolli gjerman.

Skuadra e mëdha të këtij vendi si Bayern Munich, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen, kanë vendosur të ndihmojnë Bundesligën.

Bayern Munich në faqen zyrtare të klubit kanë bërë të ditur se së bashku me Dortmund, RB Leipzig dhe Leverkusen, do të dhurojnë 20 milionë euro, për të ndihmuar Bundesligën dhe Bundesligën 2.

Futbolli po përjeton humbje të mëdha në kohën e koronavirusit, ku kampionatet janë pezulluar, dhe nuk dihet saktësisht se kur do të kthehen.

Continue Reading

Sport

Roma me dy super transfere nga Juventusi

Published

on

Roma mendon për transferimin e dy yjeve të Juevntusit.

Kampionati në Serie A është pezulluar, por skuadrat po mendojnë për përforcimet eventuale për edicionin e ri.

Skuadra italiane Roma është duke menduar për tu përforcuar në repartin ofensivë dhe për këtë ka në shënjestër dy yjet e Juventusit.

Giallorosët pritet t’i shesin disa lojtarë në fazën e sulmit si Cengiz Under, Nikolas Kalinic e Diego Perotti.

Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi janë dy sulmuesit që po kërkohen me ngulm nga Roma.

Federico Bernardeschi dhe Gonzalo Higuain . (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)

Kryeqytetasit janë gati të shpenzojnë rreth 35 milionë euro për transferimin e anësorit italian Bernardeschi në Olimpico.

Ndërkohë sa i përket argjentinasit Higuain, duket pistë më e vështirë, por jo sa i përket parave.

Juventus për ta lënë të lirë argjentinasin kërkon rreth 20 milionë euro pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021.

Higuain kërkohet edhe nga skuadra tjera si Monaco në Francë, por dëshira e tij është të rikthehet në vendlindje dhe kjo përbën një pengës për Romën.

Gjithsesi nëse nuk arrihet Higuain, atëherë Giallorosët do të tentojnë transferimin e talentit kanadez të Gent, Jonathan David.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2019 A1Lajm